Miresevini ne webin tone shpresjom se do te kaloni mire-- *Webi ne perpunim*---..(Ju Urojm Festat e Fundvitit)
   
 
  Për Ferizajin


Komuna e Ferizajit




Komuna e Ferizajt është njësi administrative në pjesën jugore të pjesës qendrore të Kosovës me qendër në Ferizaj. Komuna e Ferizajt është një udhëkryq i rëndësishëm, nëpër të cilin kalojnë rrugët kryesore lindje-perëndim dhe veri-jug. Nëpër këtë qytet kalojnë rrugët kryesore magjistrale që shkojnë edhe jashtë Kosovës. Ferizaji është një qytet relativisht i ri. Ka filluar të zhvillohet prej vitit 1873, kur këtu u ndërtua hekurudha dhe stacioni hekurudhor. Në atë kohë këtu ekzistonte një han (bujtinë), pronar i të cilit ka qenë Feriz Shashivari. Ferizaj e ka marrë emrin sipas pronarit të këtij hani.

Pak histori

Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme.

Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.

Zanafilla e ekonomisë së qytetit fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar pas luftës së dytë botërore.

Gjeografia


Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rendësishëm, sepse nëpër Ferizaj kolojnë të gjitha rrugët e rendësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perendim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë,ka gjithsejt 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjusma e popullatës së kësaj komune.

Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë. Komuna e Ferizajt ka afro 190.000 banorë ,prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3700 banorë, kryesisht Ashkalinjë,Romë,Goranë,Musliman,Serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2.06% të populates.

Ekonomia


Ferizaji sot është shëndrrruar në qendër të rëndësishme ekonomike . Sot ende funksionojnë fabrikat dhe ndërrmarrrjet e dikurshme ,të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës ,siq janë Fabrika e Tubave të Qelikta ,Fabrika e Vajit , Kombinati i Drurit , Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike ,Fabrika e Tullave ,etj. Komuna kishte gjithsejt 19 ndërmarrje shoqërore . Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë por me vështërsi dhe presin të privatizohen .Sot,ekonomija private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës .Në komunën e frizajt janë të regjistruara rreth 4000 biznese , ndersa numri i të punsuarve në ekonominë private është mbi 7000 mijë dhe është më i madh se numri i të punsuarve në ekonomin shoqërore. Komuna e Ferizajt ka një pjesë malore dhe ,të mbuluar me drunjë dhe kjo paraqet një pasuri natyrore të saj. Më herët kishte me qindra hektare plantacion pemësh , por tash për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar ,janë lanë pas dore. Në fshatrat e Ferizajt kultivohet gruri, misri, luledielli, soja, patatja etj.

Kultur

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30. 913 libra, derisa degët në Graçkë, Kamogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26. 352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34. 213 libra kanë qenë shkatërruar.

Teatri

Ferizaj ka edhe Teatrin Profesional"Adriana Abdullahu".

Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943,ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri.Deri më sot jan dhënë afro 143 Premiera teatrore.

Arti letrar

Ka mbi tridhjetë vite që funksionon grupi letrar "Jeronim de Rada", i cili ka zhvilluar një aktivitet të dendur letrar mbi 30 vjet. Janë botuar shumë vepra, panorama poezish etj., dhe herëpasherë është nxjerr revista për letërsi, kulturë, e arte "ZGJIMI". E gjithë veprimtaria është kryer në baza vullnetare. As sot pas lufte klubi nuk ka zyrë. Nuk e di pse klasa politike ka frikë prej krijuesve?!

Për me shumë Kliko Qyteti Ferizajit
.:Ferizaj:.
 
The owner of this website hasn't activated the extra "Toplist"!
 
Sot, kemi pasur 7 visitors (11 hits) në kete faqe!! All right are reserved By:Nderimi-www.shqiptarka.com.2008-2009
HTML Free Code
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free